Veshje dekorative për ambjente të jashtme dhe të brëndshme me bazë çimento të bardhë. Material në formë pluhuri i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë, aditivë special, agjentë hidrofobikë dhe gëlqere të hidratuar. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, kohe e gjatë punë, aplikim i shpejtë duke krijuar një strukturë të bukur dhe të njëtrajtshme.. Është e rekomandueshme që shtresa e grafiatos të lyhet me bojë.




GRATEX
APLIKIMI
Përzjeni me një përzjerës elektrik në një enë të pastër meujë produktin, derisa të arrihet një masë homogjene. Aplikoni produktin me një mallë të drejtë metalike. Më pas bëhet rrafshimi me një mallë plastike në drejtim vertikal, horizontal ose rrethor, gjithmonë në varësi të tipit të strukturës që duam të krijojmë. Pastroni veglat e punës pas përfundimit të punës. Temperaturat optimale të punimit janë nga 50C deri në 350C .












