Lidhës hidraulik pluhur i përbërë nga çimento special me rezistencë të lartë. Për sipërfaqe horizontale dhe vertikale pa patur rrëshkitshmëri. Koha e tharjes së produktit është rreth 1 minutë e 20 sekonda në kushte optimale temperaturash. Pas ngurtësimit, produkti fiton rezistencë të lartë mekanike brenda një kohë shumë të shkurtër pas 1-2 orësh. I papërshkueshëm dhe rezistent ndaj ujit.




AQUABLOCK
Bllokim i rrjedhjeve të ujërave edhe në prani të presionit të
lartë.
• Ndalimi i rrjedhjeve të ujit në bodrume dhe në të gjitha
strukturat nëntokësore.
• Ndalimi i rrjedhjeve të ujit në rezervuarët mbi tokë.
• Bllokimi i rrjedhjeve të ujërave në çarjet midis tavaneve
dhe mureve.
• Bllokimi i rrjedhjeve të ujërave në çdo tip çarje dhe
vrimave.
Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm,
rezistent dhe të rregullt, pa vajra dhe jo të pista dhe pa
mbetje bojrash. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë
mekanike me fshesë.
Përzieni rreth 300 gr ujë të pastër me 1 kg AQUABLOCK
me dorë ose me mistri,derisa të arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza. Duke patur parasysh tharjen e shpejtë rreth 1 min përzieni produktin në sasira të vogla
MËNYRA E PËRGATITJES SË PËRZIERJES
Jepini produktit me duar formën e një tape. Prisni disa sekonda derisa produkti të fillojë të thahet dhe vendoseni mbi të çarat, mbajeni të presuar për rreth 1-2 minuta. Hiqni materialin e tepërt me një fresibël ose një letër zmerile. Për aplikime për fuga të mëdha, përzjeni produktin me rërë të ashpër (deri në 1.5 mm) në rapotin 1:3 ose 1:4.






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Ambalazh plastik 2 kg
Ngjyra: Gri
Konsumi: 1.2 kg /m²/mm trashësi
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e Magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.3gr/cm³
Ujë për përzierje: 30% e masës së AQUABLOCK
pH i perzierjes: 12
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Rezistenca në shtypje (30 minuta): ≥10 N/mm²
Rezistenca në shtypje (28 ditë): >30 N/mm²
Rezistenca në përkulje (28 ditë): >6 N/mm²

