APLIKIMI

Përzieni me një përzierës elektrik 6-6.5 litra ujë me një thes 25 kg Stirobond në një enë të pastër, deri sa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Aplikoni produktin me mallë mbi pllakën izoluese në një trashësi prej 30 mm duke zënë rreth 45% të pllakës me ngjitës me metodën me topa dhe shirita. Përpara nivelimit të sipërfaqes me kollë vendosni kunjat fiksuese në varësi të pllakës së vendosur 5-6 kunja/m2. Temperaturat optimale të punimit janë nga 50C deri në 350C. Për veshjet e mëvonshme është e rëndësishme që bazamenti të ketë arritur maturimin në tharje rreth 5-7 ditë kjo varet nga kushtet atmosferike.

Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 25 kg në paleta 1350kg
Ngjyra: E bardhë, Gri
Kokrrizimi: 0.7 mm
Konsumi si ngjitës: 4-5 kg/m²
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e Magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.6-1.7 gr/cm³
Ujë për përzierjen: 6-6.5 litra ujë për 25 kg
pH i perzierjes: >12
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koef i konduktivitetit termik (λ 10,dry): 0.45 W/mK
Forca ngjitëse ne beton pas 28 ditësh: 1.2N/mm2
Forca ngjitëse në EPS: 104.8 kPa
Rezistenca ne shtypje: 11.1N/mm2
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1
sqAlbanian