Hidroizolues bikomponent me fleksibilitet të lartë me bazë çimento, me inerte të seleksionuar dhe aditivë speciale. Për hidroizolimin e strukturave të betonit ose mureve që nënshtrohen presioneve hidrostatike pozitive ose negative. I përshtatshëm për muret e themelit, parkingje, bodrume, vaska, pishina dhe kanale. Për ambiente të jashtme dhe të brëndshme. I papërshkueshem nga uji. Rezistent ndaj kripërave të detit, klorureve, sulfateve etj.




HIDROFIX FOUNDATION
APLIKIMI
Aplikoni produktin në dy shtresa me furçë, rul ose shpatull, duke e aplikuar rreth 2mm për çdo dorë. Dora e dytë aplikohet pas një periudhë prej 4-6 orë nga njëra-tjetra dhe jo para tharjes së dorës së parë. Produkti përdoret vetëm duke kombinuar komponentin A me komponentin B dhe në sasinë e rekomanduar. Aplikoni produktin në temperatura nga +5°C deri +35°C. Për presione pozitive (Presioni i ujit direkt mbi veshje dekorative) Sipërfaqja e aplikimit duhet të jetë e qendrueshme dhe e pastër. Hiqni rrjedhjet e betonit, pjesët që thërrmohen, pluhurin dhe vajrat e armaturës, nëse është e nevojshme me ujë nën presion. Për hidroizolime në rast bazamentesh të vjetra bëni riparimin e bazamentit me produktet dekoll të posaçme.
Përpara aplikimit të Hidrofix Foundation për të përmirësuar ngjitjen me bazamentin është e nevojshme lyerja me prajmerin akrilik në dispersion ujor. Prajmeri hollohet në raportin 1:1 me ujë , I aplikueshëm me furçë ose rrul. Për presione negative (Presioni i ujit mbi veshje i depërtuar nga bazamenti) Sipërfaqja e aplikimit duhet të jetë e qëndrueshme dhe e pastër. Hiqni rrjedhjet e betonit, pjesët që thërrmohen, pluhurin dhe vajrat e armaturës, nëse është e nevojshme me ujë nën presion. Bëni stukimin e bazamentit me produktet e posaçme dekoll.







