Kollë rrafshuese me bazë çimento të bardhë, nivelues dhe rrafshues për pllaka izolimi termik (EPS), si dhe mbi suva mbushëse me bazë çimento gëlqere, për fasadë dhe xokolaturë. Gëzon aftësi shumë të mira në punim dhe rezistencë të lartë kundra lagështirës. Trashësia maksimale e shtresës deri në 3mm.




ECOLINER
APLIKIMI
Përzieni me një përzieries elektrik 6-6.5 litra ujë me një thes 25kg Ecoliner në një enë të pastër, derisa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Përpara nivelimit të sipërfaqes me koll vendosni kunjat fiksuese në varësi të pllakës së vendosur 5-6 kunja/m2. Aplikoni produktin me mall mbi pllakën izoluese në një trashësi prej 3mm. Për sistemin e termoizolimit aplikoni rrjetën përforcuese në mënyrë që të zhytet në ngjitës. Në kënde apo në vendet e bashkimit në dyer apo dritare është e nevojshme që të aplikohet dy herë rrjeta përforcuese. Temperaturat optimale të punimit janë nga 50C deri në 350C. Për veshjet e mëvonshme është e rëndesishme që bazamenti të ketë arritur maturimin në tharje rreth 5-7 ditë kjo varet nga kushtet atmosferike







