Ngjitës për pllaka me bazë çimento (C) shumë cilësor, i përbërë nga rëra karbonati dhe mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike dhe aditivë specifike me forcë ngjitëse të përmisuar (2), rezistent ndaj rrëshkitjes (T) dhe kohë hapje të gjatë (E) dhe me fleksibilitet (S1). Karakterizohet nga një punuëshmëri e shkëlqyer, rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe fortësi e njëtrajtshme. Aplikohet për shtresa në trashësi deri në 15 mm. I klasifikuar si ngjitës C2TES1 sipas standartit EN 12004.




ALTAKOLL C2TES1
APLIKIMI
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbezuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë sipërfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë sipërfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në sipërfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm.







