HIDROFIX MONO

Material hidroizolues monokomponent me fleksibilitet të lartë me bazë çimento, inertesh të seleksionuar me rërë të imët me aditiv specifik dhe polimer sintetik fleksibël. Ka punueshmëri të mirë dhe falë rezinave sintetike përbërëse ka aftësi shumë të mira në ngjitje mbi të gjitha tipet e bazamenteve (gjithmonë të qëndrueshme dhe të pastra) në betone dhe mure, duke krijuar një shtresë fleksibël dhe të pa përshkueshme. Për ambjente të jashtme dhe të brëndshme.

Pamja: Pluhur Paketimi: Thes letre 25 kg Ngjyra: Gri Konsumi: 1.1 kg /mm trashësi Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri. Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit. Masa vëllimore: 1.45gr/cm3 Djegshmëria: I padjegshëm Uji për përzierje: 7-8 litra ujë për 25 kg pH i përzierjes: 13 Temperatura e aplikimit: +50C deri në +350C. Trashësia për shtresë: 1-1,5mm (për dorë) Koha midis dy duarve: 2-4 orë I shkelshëm pas: 24-48 orë Aplikimi i pllakave sipër bëhet: pas 3-5 ditë Deformueshmëria: I pa deformueshëm PDF: HIDROFIX MONO.pdf
Fusha e aplikimit Veti shumë të mira në ngjitje mbi të gjitha tipet e bazamenteve. Mbrojtje fleksibël dhe hidroizoluese për banjo, dushe, ballkone, taraca dhe vaska. Hidroizolues përpara vendosjes së pllakave qeramike për suva , dysheme, sipërfaqe betoni. I përshtatshëm për riparime mbi parafabrikatë. Mbrojtës i sipërfaqeve të betonit në efektin e lagështisë së vazhdueshme, klorureve, sulfateve etj. Përgatitja e bazamentit Bazamentet duhet të jenë të qëndrueshëm dhe të pastër nga pluhurat, vajrat etj. Nëse sipërfaqet që do të mbulohen kanë aftësi të mëdha thithjeje lagini më parë me ujë. Në raste temperaturash të larta ose erërash të forta ju këshillojmë që të mbroni sipërfaqen nga tharja e shpejtë. Përgatitja e Produktit Përzieni një thes 25 kg me 6,0–7,0 litra ujë të pastër me një përzieres mekanik ose manual derisa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzieni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzieries është 2-3 orë. Aplikoni produktin në dy shtresa me furçë, rul ose shpatull, duke e aplikuar rreth 2mm për çdo dorë duke vendosur në dorën e parë një rrjetë me fibra qelqi mbi produktin e njomë. Dora e dytë aplikohet pas një periudhe prej 4-6 orë nga njëra-tjetra dhe jo para tharjes së dorës së parë. Produkti përdoret vetëm duke kombinuar komponentin A me komponentin B dhe në sasinë e rekomanduar. Aplikoni produktin në temperatura nga +5°C deri +35°C.
Change Language »