APLIKIMI

Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përsh tatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35-40 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë siperfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe njëherë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyre të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre

Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thasë letre 25kg në paleta me 1350 kg
Ngjyra: E bardhë, Gri
Konsumi për formate të vogla: 2-3 kg/m²
Konsumi për formate të mëdha: 4-5 kg/m²
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e Magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.7-1.75gr/cm3
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa E
Ujë për përzierje: 7-8 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koha e korigjimit: 35-40 min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orësh
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Forca ngjitëse pas 28 ditësh: ≥2 N/mm²
FN pas zhytjes në ujë: ≥1.5 N/mm²
FN pas reaksionit nga ngrohja: ≥2 N/mm²
FN pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥1.5 N/mm²
FN pas 30 min: ≥0,5 N/mm²
Rrëshkitshmëria: ≤0,5 mm
Kujdes! Për formate pllakash shumë të mëdha aplikoni shtrim të dyfishtë të kollës, në pllakë dhe bazament. Rezistent ndaj temperaturave nga -15°C deri në +70°C. Mbroni bazamentin për të paktën 24 orë pas aplikimit të ngjitësit nga shirat e rrëmbyer, ujrat e rrjedhshëm si dhe nga ngricat dhe rrezet e forta të diellit
sqAlbanian