Ngjitës për pllaka me bazë çimento (C) cilësor, shumë elastik(S2) me peshë të lehtë , i përbërë nga rëra speciale me bazë kuarci , rezina sintetike, aditivë specifike, me forcë ngjitëse të përmirësuar (2), rezistent ndaj rrëshkitjes(T) dhe kohë punueshmërie të gjatë(E). Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer dhe fortësi të njëtrajtshme. I klasifikuar si ngjitës C2TES2 sipas standartit EN 12004.




LIGHTKOLL C2TES2
APLIKIMI
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë sipërfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë sipërfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në sipërfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm.







