Llaç pluhur me bazë çimento për ngritjen e muraturave me tulla, blloqe betoni, gur ranorë etj. Për aplikime shtresë hollë, i klasifikuar sipas standartit EN 998-2 klasa M5. I gatshëm për përdorim për ambiente të jashtme dhe të brendshme. I lehtë në aplikim si me makineri dhe me dorë.




MORTAR M5
Për ngritjen e mureve per ambjente të brendshme dhe të
jashtme. Për blloqe çimentoje, gurësh natyrorë si dhe tulla
të tipeve të ndryshme.
Sigurohuni që tullat të jenë të pastra dhe pa pluhur. Përzieni me një përzierës mekanik ose me dorë 5 litra ujë me një thes 25 kg MORTAR M5 derisa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Produkti është i përshtatshëm për tu aplikuar me dorë dhe makineri.
APLIKIMI
Pasi të keni arritur drejtimin e duhur me plumçe, aplikoni produktin me makineri ose me dorë deri në trashësinë 2 cm. Temperaturat optimale të punimit janë nga 5°C deri në 35°C. Për veshjet e mëvonshme është e rëndësishme që bazamenti të ketë arritur maturimin në tharje.






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 25 kg në paleta 1350 kg
Ngjyra: Gri
Kokrrizimi: 1.2 mm
Trashësia në aplikim: 5-20 mm
Rezistenca në ngjeshje: 5 N/mm2
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Trashësia e aplikimit: 5-20 mm
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Ujë për përzierjen: 5 lit/thes
Masa vëllimore e llaçit të thatë: 1.7gr/cm3
Konsistenca e llaçit të freskët: 170 mm


Kujdes! Mbani sa me shumë të jetë e mundur të pastër murin gjatë aplikimit. Në mot të nxehtë është e keshillueshme që tullat dhe blloqet të lagen pak para vendosjes. Shmangni aplikimin në ditë më shumë erë mbi
bazamente të ngrira apo edhe ne fazë shkrirje,me rrezik ngrirje në 24 orët e ardhshme dhe në temperatura
nën +5-35ºC.