Stuko patinimi me bazë çimento të bardhë, e përbërë nga gëlqere e hidratuar, rërë mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike speciale dhe aditivë specifikë. I perforcuar me fibra Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer, hapje shumë e mirë si në sipërfaqe horizontale ashtu dhe vertikale. Lejohet aplikimi deri në 3 mm trashësi. Pas fërkimit me letër smerile jep një rifiniture të lëmuar.




ULTRAFINISH
Përdoret për stukimin e mureve dhe tavaneve në sipërfaqet e betonit, karton gips dhe në suva, për ambjente të
jashtme dhe të brëndshme. Stukoja e patinimit duhet të
aplikohet në temperaturë nga +5°C deri në +35°C.
Bazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhura, vajra, bojra
apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyre mekanike ose
manuale. Nëse suporti ka disnivele të mëdha atëhere duhet të bëhet nivelimi i tij. Para aplikimit suporti laget me ujë.
APLIKIMI
Përzjeni 5.5-6 litra ujë me një thes 15 kg produkt me përzierës elekrik më numër të vogël rrotullimesh, derisa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Lëreni produktin në qetësi për 5 min dhe përzjejeni përsëri përpara përdorimit. Aplikoni produktin me një mallë inoksi dhe bëni nivelimin e saj, në një trashësi prej 3 mm. Kushtet atmosferike ndikojnë në kohën e tharjes së produktit.






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 15 kg në paleta 1080 kg
Ngjyra: E bardhë
Konsumi: 1.2-1.5 kg/m2 (3mm trashësi)
Ruajtja: Ne paleta druri
Konduktiviteti termik: 0.36 λ 10,dry
Mënyra e aplikimit: 2 duar
Magazinimi: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.15gr/cm3
Sasia e ujit: 5.5-6 litra ujë per 25 kg produkt
Trashësia: 1-2 mm/dorë
Aplikimi i bojës: 2 ditë
pH i përzierjes: 13
Granulometria: 0.1 mm
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Forca në shtypje: 4.2 N/mm²
Thithja e ujit: WO
Reaksioni ndaj zjarrit: A1 Class

