APLIKIMI

Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë sipërfaqen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla mos të formojë sipërfaqe filmi. Në të kundërt, është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në sipërfaqet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm.

Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 25 kg në paleta 1350 kg
Ngjyra: E Bardhë, Gri
Konsumi për formate të vogla: 2-3 kg/m²
Konsumi për formate të mëdha: 4-5 kg/m²
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e Magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.6-1.7gr/cm3
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1
Ujë për përzierje: 6 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koha e korigjimit: 35 min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orësh
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Forca ngjitëse pas 28 ditësh: ≥1 N/mm²
FN pas zhytjes në ujë: ≥1 N/mm²
FN pas reaksionit nga ngrohja: ≥1 N/mm²
FN pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥1 N/mm²
FN pas 30 min: ≥0,5 N/mm²
Rrëshkitshmëria: ≤0,5 mm
KUJDES! Mos e përdorni në: -Suporte druri,metali, PVC apo sipërfaqe të tjera jo me bazë çimento. -Për pllaka me dimensione të mëdha dhe të rënda. -Për ambiente me ngrohje qëndrore, në ambiente ku ka lagështirë të vazhdueshme, suporte që karakterizohen nga vibrime të paqëndrueshme. -Në temperatura të larta, të ulëta, me erë të fortë.
sqAlbanian