Stuko patinimi kundra lagështirës me bazë çimento gri, rërë mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike speciale dhe aditivë specifikë. I perforcuar me fibra. Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer, hapje shumë e mirë si në sipërfaqe horizontale ashtu dhe vertikale. Lejohet aplikimi 3 deri në 5 mm trashësi per shtresë.




BETOFINISH
PËRGATITJA E PRODUKTIT
Përziejmë 6–6.5 l ujë të pastër me 20 kg produkt, masa e krijuar rekomandohet të përzihet me një përzierës elektrik derisa të formohet një masë homogjene. Masa e krijuar lihet në qetësi për 5 minuta dhe rekomandohet të përzihet përsëri përpara përdorimit. Aplikoni produktin me një mallë inoksi dhe bëni nivelimin e tij. Produkti aplikohet me dy shtresa ku trashësia maksimale për shtresë arrin 3-5 mm. Kushtet atmosferike ndikojnë në kohën e tharjes së produktit.







