FINOTEC

Fino e bardhë, me bazë çimento për mure të brëndshme, tavane dhe fasada. I përshtatshëm për të gjitha tipet e bazamenteve me bazë çimento–gëlqere. I papërshtatshëm për bazamente me bazë gipsi.

FINOTEC

Fino e bardhë, me bazë çimento për mure të brëndshme, tavane dhe fasada. I përshtatshëm për të gjitha tipet e bazamenteve me bazë çimento–gëlqere. I papërshtatshëm për bazamente me bazë gipsi.

Pamja: Pluhur Paketimi: 25 kg Ngjyra: Bardhë Kokrrizimi: 0.7mm Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri. Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit. Ujë për përzjerjen: 7-7.5  litra/thes Temperaturat  e aplikimit: Nga 5 0C  deri ne 35 0C . Trashësia e aplikimit: 3mm Masa vëllimore: 1300 kg/m3 Konsumi: 1.85 kg/m2 Rezistenza në ngjeshje: 2.5 N/mm2 Rezistenza në përkulje: 1,1 N/mm2PDF:FINOTEC
Fusha e aplikimitMbi të gjitha tipet e bazamenteve me bazë çimento-gëlqere dhe gëlqere-çimento, etj. I përshtatshëm për bazamente me mbushje tradicionale dhe me llaçra të parapërgatitur. Shtresë dorë e dytë për rrafshimin e tavaneve, mureve të brëndshme dhe të jashtme.Pergatitja e bazamentitBazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhura, vajra apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Bazamentet me aftësi të lartë thithje duhet të lagen paraprakisht përpara aplikimit të produktit.Përzjeni me një përzjeres elektrik 7-8 litra ujë me një thes 25 kg Finotec në një enë të pastër, deri sa te arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Lëreni produktin në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzjejeni përsëri përpara përdorimit. Aplikoni produktin me një mallë dhe bëni nivelimin e saj, në një trashësi prej 3 mm. Pas 10-15 min fërkojeni siperfaqjen me përdaf derisa të nxirrni kokrrizën. Nuk është i aplikueshëm mbi siperfaqje gipsi. Kushtet atmosferike ndikojnë në kohën e tharjes së produktit.
Change Language »