Bojak me bazë çimento për mbylljen e fugave, me elasticitet të lartë, i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë me granulometri të seleksionuar, përmbajtje të lartë rezinash sintetike dhe agjentë hodrofobikë. Ofron rezistencë të lartë ndaj lagështirës dhe abrazionit. I përshtatshëm për mbushjen e fugave nga 2-15mm. I klasifikuar si produkt CG2 në bazë të standartit EN 13888. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, pastrim shumë i lehtë, ngjitje shumë e mirë, qëndrueshmëri të lartë ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferikë, ka aftësi të ruajë ngjyrat, rezistent ndaj agjentëve gërryes, acideve dhe bazave të ndryshme. I disponueshëm në 26 ngjyra.




ULTRAFUGA
ULTRAFUGA përdoret për stukimin e pllakave prej
qeramike, gres porcelani, pllaka mozaiku për ambiente
të jashtme dhe të brëndshme. I rekomandueshëm për
mbylljen e fugave në ambiente ku ka vibrime, në ambiente
me ngrohje qëndrore dhe tarraca. Nuk rekomandohet për
mbushjen e fugave në gjerësi më të mëdha se ajo e lejuar.
Në rast aplikimesh për zona të ekspozuara me trafik të
lartë ose nën ndikimin e kimikateve propozojmë qe
produkti të përforcohet me FUGALASTIC deKoll .
Fugat që do të stukohen duhet të jenë të pastra, pa
ngjitës pllakash ose llaç në të gjithë trashësinë. Nuk
rekomandohet aplikimi mbi bazamente të lagura.
Përzjeni 1.2-1.6 litër ujë me një qese 5 kg produkt pluhur
në një enë të pastër me një përzjerës elektrik derisa të
arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza. Duhet marrë
parasysh që materiali i përzjerë për stukimin e fugave në
dysheme bëhet me i ujshëm se sa për fugat në mure.
APLIKIMI
Aplikoni produktin në fuga me një shpatull gome ose me makinerinë shpatulluese. Pas 20 min kur produkti të jetë bërë i qëndrueshëm bëhet pastrimi i pjesës së mbetur me një sfungjer në menyrë transversale me drejtimin e fugave






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Qese 2 kg ne kuti nga 16 kg mbi paletë prej
576kg (36 kuti) dhe 5kg ne kuti nga 20kg
mbi paletë prej 720kg (36 kuti)
Ngjyra: I disponueshëm në 26 ngjyra
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.4 gr/cm3
Ujë për përzierje: 1.2-1.6 litra ujë për 5 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koha e punueshmërisë: 2 orë
Mbushja e fugave në mure: Pas 4-8 orësh
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh
Pastrimi i fugave: Pas 20 minutash
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Rezistenca në shtypje në 28 ditë: 30N/mm²
Rezistenca në përkulje në 28 ditë: ≥ 3.5 N/mm²
Rezistent ndaj: Acideve
Absorbimi i ujit pas 30 minutash: ≤ 2 g
Absorbimi i ujit pas 240 minutash: ≤ 5g
Tërheqja: ≤ 3 mm
Rezistenca termike: - 30°C / + 80°C


Kujdes! Për suporte ku është kaluar hidroizoluesi dhe formate të mëdha pllakash vendosja e fugës bëhet 4-5
ditë pas aplikimit të kollës, në fund të bashkimit me murin aplikohet silikon me të njëjtën ngjyrë me fugën.