DekoRapid është një ngjitës pllakash me bazë çimento, i modifikuar me polimer dhe me mpiksje të shpejtë. Ofron një forcë ngjitëse të lartë si dhe rezistencë ndaj lagështisë. Klasifikohët si ngjitës e llojit C2 FT sipas standardit EN 12004.




DEKORAPID C2FT
APLIKIMI
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbezuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë sipërfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë sipërfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Produkti I pergatitur duhet të mbulohet me pllaka brenda 20 minutash me qëllim që të evitohet formimi i “cipës”, d.m.th. përpara se shtresa e ngjitësit të fillojë të mpikset.







