Ngjitës për pllaka me bazë çimento me forcë ngjitëse normale(C1), kohë punueshmërie e gjatë(E). Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, rezistencë të mirë ndaj lagështisë dhe fortësi të njëtrajtshme. I klasifikuar si ngjitës C1E sipas standartit EN 12004.




E-MIX C1E
I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës në për
dysheme me bazë çimento në ambiente të brëndshme. I
përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-30
cm. Konsumi 3-5kg/m², sipas dimensioneve të dhëmbëzimit të shpatullës dhe tipit të bazamentit.
Përzieni 6-6.5 litra ujë të pastër me 25 kg E-Mix, përzieni
masën e krijuar me një përzierës elektrik derisa të formohet një masë homogjene edhe pa kokrriza. Lëreni në qetësi
për 10 minuta dhe me pas përziejeni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë
Të gjitha tipet e suporteve me bazë çimento duhet të
pastrohen paraprakisht përpara se të aplikohet produkti.
Suporti mund të përmbajë papastërti të tilla si pluhura,
vajra apo mbetje të ndryshme që ndikojnë negativisht në
fortësinë e ngjitësit. Pastrimi mund të bëhet në mënyrë
mekanike me fshesë, etj.
APLIKIMI
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë sipërfaqjen me kollë.






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 25 kg në paleta 1350 kg
Ngjyra: E Bardhë, Gri
Konsumi: 3-5 kg/m2
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e Magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.6-1.7 gr/cm3
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1
Ujë për përzierje: 6-6.5 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në 35°C
Koha e korigjimit: 30 min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri në 12 orësh
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Forca ngjitëse pas 28 ditësh: ≥0,5 N/mm2
FN pas zhytjes në ujë: ≥0,5 N/mm2
FN pas reaksionit nga ngrohja: ≥0,5 N/mm2
FN pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥0,5 N/mm2
FN pas 20 min: ≥0,5 N/mm2


KUJDES! Mos e përdorni në:
-Suporte druri,metali, PVC apo sipërfaqe të tjera jo me bazë çimento.
-Për pllaka me dimensione të mëdha dhe të rënda.
-Për ambiente me ngrohje qëndrore, në ambiente ku ka lagështirë të vazhdueshme,
suporte që karakterizohen nga vibrime të paqëndrueshme.
-Në temperatura të larta, të ulëta, me erë të fortë.