Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 25 kg
Ngjyra: Gri, Bardhë
Konsumi: 3-5 kg/m
2
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri.
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit.
Masa vëllimore: 1.5 gr/cm
3
Djegshmëria: I padjegshëm
Uji për përzierje: 6.5-7 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +5
0C deri në +35
0C.
Koha e korigjimit: 35min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orë
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orë
Deformueshmëria: I pa deformueshëm
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Rezistenca në shtypje: > 10 N/mm
2
Forca ngjitëse pas 28 ditësh (kushte normale): ≥ 1 N/mm
2
Forca ngjitese pas zhytjes në ujë: ≥ 1 N/mm²
Forca ngjitese pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 1 N/mm²
Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm²
PDF
ECOC2E.pdf
FUSHA E APLIKIMIT
I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës në suporte me bazë çimento, gres-porcelanit, klinkerit, mermerit të pllakave me absorbim të ulët. Për ngjitjen në bazamente me një lëvizshmëri të caktuar të tilla si ballkone, tarraca, banjo, për dysheme dhe mure në ambjente të jashtme dhe të brëndshme ku ka prani lagështie. Për dysheme me trafik të lartë si shkolla dhe spitale. Për ambjente tregtare dhe industriale. I rekomandueshem për fasada deri në 10 m lartësi, gjithashtu për ngjitjen e pllakës mbi pllakë (në këtë rast duhet që pllakat të jenë të qëndrueshmë dhe të palevizshme). I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave për formate mesatare dhe të mëdhaja.
MENYRA E PERGATITJES SE PERZIERJES
Përzieni 6.5-7 litra ujë të pastër me 25 kg Eco+, përzjeni masën e krijuar me një përzierës elektrik derisa të formohet një masë homogjene dhe pa kokërriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe më pas përziheni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë. Në kushte normale temperaturash (20°C).
PËRGATITJA E SUPORTIT
Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm, rezistent dhe të rregullt, pa vajra dhe jo të pista dhe pa mbetje bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohën e maturimit. Përafërsisht dyshemetë tradicionale me bazë çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë stazhionimi të pakten 28 ditë, bazamentet me suva tradicionale duhet të thahen për të pakten 14 ditë. Disnivelet e mëdha ose çarjet e mëdha duhen të rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë mekanike. Përpara aplkimit të produktit sipërfaqja e suportit duhet të lagët në mënyrë që produkti të krijojë një ngjitje sa më të mirë me të.
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesen e dhëmbezuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë siperfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në sipërfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distance prej 5 mm.
APLIKIMI I BOJAKUT
Fugat e pllakave mund të mbyllen pas rreth 4 orësh. Fugat elastike duhet të mbyllen me silikon. Dyshemetë e shtruara janë të shkelshëm pas 4 orësh. Tharja e plotë arrihet pas 24 orësh.