SISTEMI I TERMOIZOLIMIT

Na Kontaktoni

Sistemi i termoizolimit deKoll ofron komoditet në shtëpitë tuaja dhe kursim energjie. Mundeson një ambient të ngrohtë në dimer dhe një ambient të freskët në verë. Aplikoni në të gjithë perimetrin e pllakës së polisterolit ngjitësin dhe tre pika në qëndër ose mbi të gjithë pllakën termoizoluese me mallën e dhëmbëzuar. Më pas bëhet ngjitja në bazamentë tulle, beton, suva mbushëse etj, duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë. Sigurohet që e gjithë pllaka të jetë ngjitur plotësisht. Përpara nivelimit të sipërfaqes me ngjitësin ose rrafshuesin dekoll vendosni kunjat 5-6 kunja/m2.

RF6DT

Aplikoni produktin me mallë mbi pllakën izoluese në një trashësi prej 3 mm. Ashtu në gjëndje të freskët vendoset rrjeta përforcuese dhe bëhet mbulimi i saj në ngjitës me mallën metalike. Në kënde apo në vëndet e bashkimit në dyer apo dritare është e nevojshme që të aplikohet dy herë rrjeta përforcuese. Temperaturat optimale të punimit janë nga 5°C deri në 35°C. Për veshjet e mëvonshme është e rëndësishme që bazamenti të ketë arritur maturimin në tharje rreth 5-7 ditë kjo varet nga kushtet atmosferike. Pasi është arritur koha e maturimit bëhet aplikimi i astarit të lëngshëm për veshjen dekorative (Grafiato). Fillimisht astari hollohet me rreth 5%-10% ujë. Më pas bëhet lyerja e bazamentit me furcë ose rrul. Pas 12-24 orë bëhet aplikimi i veshjes dekorative Grafiatos, në granulometrinë e dëshiruar.

SISTEMI KAPOTË

1
BAZAMENTI ME TULLA
2
BONDEX / TERMOFIX 2N1 / STIROBOND
3
POLISTEROLI EPS / GRAFIT
4
BONDEX / TERMOFIX 2N1 / ECOLINER
5
RRJETË ME FIBRA QELQI
6
BONDEX / TERMOFIX 2N1 / ECOLINER
7
ASTAR GRAFIATO
8
GRAFIATO
Frame 427319001 1
sqAlbanian