Material hidroizolues dykomponent me fleksibilitet të lartë me bazë çimento, inertesh të seleksionuar me rërë të imët me aditiv specifik dhe polimer fleksibël. Ka punueshmëri të mirë dhe falë rezinave organike përbërëse ka aftësi shumë të mira në ngjitje mbi të gjitha tipet e bazamenteve (gjithmonë të qëndrueshme dhe të pastra ) në betone dhe mure, duke krijuar një shtresë fleksibël dhe të pa përshkueshme. Për ambiente të jashtme dhe të brëndshme.




HIDROFIX II
Veti shumë të mira në ngjitje mbi të gjitha tipet e bazamenteve. Mbrojtje fleksibël dhe hidroizoluese për banjo,
dushe, ballkone, bodrume, tarraca dhe pishina. Hidroizolues përpara vendosjes së pllakave qeramike, për suva, dysheme, sipërfaqe betoni, i përshtatshëm për riparime mbi
parafabrikate. Mbrojtës i sipërfaqeve të betonit në efektin e
lagështisë së vazhdueshme,klorureve, sulfateve, etj.
Hidhni komponentin B të lëngshëm (8KG) në një enë të
pastër dhe duke e përzier hidhni komponentin A të thatë
(25KG). Përzieni me një përzierës mekanik derisa të arrihet
një masë homogjene, pa kokrriza dhe pa flluska ajri. Koha e
punueshmërisë së përzieries është 2-3 orë.
Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshem,
rezistent dhe të rregullt, pa vajra, jo të pista dhe pa mbetje
bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohën e
maturimit. Përafërsisht dyshemetë tradicionale me bazë
çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë
stazhionimi të paktën 28 ditë, bazamentet me suva
tradicionale duhet të thahen për të paktën 14 ditë.
Disnivelet e mëdha ose çarjet e mëdha duhet të
rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve
duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit
në mënyrë mekanike. Të vendoset në të gjitha këndet midis
murit dhe dyshemesë, nyjeve teknike dhe atyre të kullimit
shiriti hidroizolues prej 10 cm.
APLIKIMI
Aplikoni produktin në dy shtresa me furçë, rul ose shpatull, duke e aplikuar rreth 2mm për çdo dorë duke vendosur në dorën e parë një rrjetë me fibra qelqi mbi produktin e njomë. Dora e dytë aplikohet pas një periudhe prej 4-6 orë nga njëra-tjetra dhe jo para tharjes së dorës së parë. Produkti përdoret vetëm duke kombinuar komponentin A me komponentin B dhe në sasinë e rekomanduar. Aplikoni produktin në temperatura nga +5°C deri +35°C.






Skeda Teknike
Pamja A: Pluhur
Paketimi A: Thes letre 25 kg ne paleta 1350 kg
Ngjyra A: Gri
Konsumi A: 1.65 kg/mm trashësi
Magazinimi A: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e Magazinimit A: 12 muaj nga data e prodhimit
pH i përzierjes A: >12
Masa Vëllimore A: 1.6-1.7 gr/cm³
Trashësia për shtresë A: 1-2 mm (për dorë)
Temperatura e aplikimit A: +5°C deri në +35°C
Kokrrizimi A: 0.7mm
Ngjitja në beton (28 ditë) A: ≥0.6 N/mm2
Përshkueshmëria ndaj ujit A: 0.15 kg /m2 . h0.5
Forca ngjitëse pas trajtimit termik A: ≥0.8 N/mm²
Trashësia për shtresë A:
2mm/për duar
Reaksioni ndaj zjarrit A: Klasa A1
Pamja B: Lëng
Paketimi B: Bidon 8 Kg
Ngjyra B: E bardhë
Magazinimi B 24 muaj
Masa Vëllimore B: 1.1 gr/cm3


Kujdes! Mos përzjeni asnje produkt tjetër me Hidrofix II dhe për të aplikuar dorën e dytë duhet të siguroheni
që dora e parë të jetë plotësisht e tharë. Bidonat bosh nuk duhet të përdorën për ujë te pijshëm. Mos
aplikoni mbi hidroizolues bituminoze. Shmangni aplikimin në ditë të nxehta ose me shumë erë, mbi
bazamnete me ngrica dhe në fazë shkrirje. Sigurohuni që bazamenti të jetë plotësisht i thatë për të realizuar
veshje me pllaka apo lyerje me bojë.