Ngjitës me bazë çimento me performancë të lartë , me kohë të gjatë hapje, pa rrëshkitje vertikale, i përshtatshëm për pllaka porcelani të formateve të mëdha dhe gurit natyrore. I klasifikuar si ngjitës C2TES2 sipas standartit EN 12004.




STRONGKOLL MAXI
APLIKIMI
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur njëshpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë sipërfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35-40 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë sipërfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe njëherë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyre të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre.







