High-performance cement-based adhesive with long open time, no vertical slip, suitable for large-format porcelain tiles and natural stone. Classified as C2TES2 adhesive according to EN 12004 standard.




STRONGKOLL MAXI C2TES2
Application
Fillimisht, produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të siguruar një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme, në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë, duke u siguruar që ajo të mbulohet në të gjithë sipërfaqen me kollë. Koha e hapjes së produktit, në kushte atmosferike normale dhe në temperaturë 23°C, është 35 minuta. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Pllakat vendosen mbi ngjitësin e freskët duke ushtruar presion të mjaftueshëm për të siguruar kontakt të plotë. Për pllaka me format të madh, sipërfaqe të jashtme, fasada, dysheme me ngarkesë ose zona me prani uji, rekomandohet aplikimi i ngjitësit edhe në pjesën e pasme të pllakës për mbulim maksimal. Duhet pasur kujdes që kolla të mos formojë sipërfaqe filmi. Në të kundërt, është e nevojshme që të kalohet edhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre.












