Çimento e bardhë CEM I 42.5R Çimento e bardhë e cilësisë së lartë . Për përgatitjen e betoneve, suvave mbushëse, nove, stukove dhe kollës së pllakave. Falë markës së lartë që ka (42.5), arrin të fitojë dhe një rezistencë të madhe mekanike në produktet e kombinuara. Për një suva mbushëse tradicionale përdoret në këto raporte: 100kg çimento : 300kg rërë me granulometri (0.0-1.4) mm. Llaçrat me këtë çimento kanë aftësi të lartë për t’u lidhur me bazamentin, dhe veti të mira fleksibiliteti falë aftësisë së saj për t’u përshtatur ndaj lëvizjeve të bazamenteve, ndryshimeve termike dhe çedimeve të objekteve.




ÇIMENTO E BARDHË
Përdoret si shtresë përfundimtare e cila duhet trajtuar me
llak mbrojtës në shkallë, dysheme, mure dhe për struktura
të veçanta si mure në banja, kolona të jashtme, etj
Produkti mund të aplikohet ne dy suporte:
1. Në beton të lëmuar ku paraprakisht bëhet astarimi me
astar akrilik dhe aplikohet Çimento mbasi astari është
tharë.
2. Në kartonxhes ku paraprakisht bëhet astarimi me astar
akrilik, rrafshohet me bondex, mbas 24 orësh riastaroset
dhe aplikohet Çimento.
PËRGATITJA E PRODUKTIT
1 kg Çimento tretet në 24% ujë derisa të krijohet një përzierje uniformë. Produkti aplikohet duke përdorur mallë të lëmuar në trashësi 1-3 mm, në një ose dy shtresa. Mbas tharjes mund të fërkohet me letër zmerili në varësi me sa e lëmuar kërkohet të jetë sipërfaqja. 2-3 ditë mbas plotësimit të aplikimit, dhe me kusht që sipërfaqja është tharë, mund të aplikohen llaqet mbrojtëse.






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thasë letre 25kg në paleta me 1350 kg
Ngjyra: E bardhë
Përbërja: Çimento, inerte të seleksionuar, rezina,additive.
Konsumi: 1.6 kg/m²/mm trashësi
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta drur
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Granulometria: 0.7mm
Ujë për përzierjen 24%
Trashësia e aplikimit: Nga 1-3mm
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koha e punushmërisë në kovë: 90 minuta
Rezistenca në përkulje: ≥ 6.0 N/mm²
Densiteti i llaçit të thatë: 1.32 gr/cm3
Rezistenca në shtypje: 30 N/mm²

