Veshje dekorative silikonike për përdorim fasadash të jashtme. Eshtë një produkt ekologjikisht i testuar i prodhuar
në bazë të teknologjise HTT që bën të mundur ajrosjen e murit dhe parandalimin e mykut. Ky produkt nuk lejon plasaritjet dhe nuk lejon që papastërtitë të unifikohen me të, kështu që arrin të vetëpastrohet shumë lehtë. GRAFIATO SILIKON karakterizohet nga cilësitë e mëposhtme:
- Lejon përshkueshmërinë e murit ndaj avujve.
- Formon një strukturë të qëndrueshme.
- Mbyll plasaritjet e suvave me bazë çimento -gëlqere.
- Formon një strukturë të bukur dhe mbrojtëse ndaj agjentëve atmosferike.
- Karakterizohet nga një punueshmëri dhe hapje mjaft e mirë.
- Karakterizohet nga një kohë e gjatë punë (nuk thahet).
- Produkt i thjeshtë për t’u aplikuar.