Stuko patinimi me bazë çimento të bardhë, e përbërë nga gëlqere e hidratuar, rërë të cilësisë së lartë, rezina sintetike specilale dhe aditivë specifikë. Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer, hapje shumë e mirë si në sipërfaqe horizontale ashtu dhe vertikale. Lejohet aplikimi deri në 3 mm trashësi. Pas fërkimit me letër smerile jep një rifiniture të lëmuar.




PINTOFINISH
Përdoret për stukimin e mureve, tavaneve në sipërfaqet
karton gips, fino dhe në suva, për ambjente të brëndshme
te cilat do te mbulohen me vone me bojë, letër muri apo
veshje dekorative. Stukoja e patinimit duhet të aplikohet në
temperaturë nga +5°C deri në +35°C.
Bazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhura, vajra, bojra
apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyre mekanike ose
manuale. Nëse suporti ka disnivele të mëdha atëherë duhet të bëhet nivelimi i tij.
APLIKIMI
Përzjeni 5-5.5 litra ujë me një thes 15 kg produkt me përzierës elektrik më numër të vogël rrotullimesh, derisa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Lëreni produktin në qetësi për 5 min dhe përzjejeni përsëri përpara përdorimit. Aplikoni produktin me një mallë inoksi dhe bëni nivelimin e saj, në një trashësi prej 3 mm. Kushtet atmosferike ndikojnë në kohën e tharjes së produktit.






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 15 kg në paleta 1080 kg
Ngjyra: E bardhë
Kokrrizimi: < 0.1 mm
Konsumi: 1.2-1.5 kg/m²
Trashësia e aplikimit: 3mm
Mënyra e aplikimit: 2 duar
Koha e pritjes për dorën e dytë: 1 orë
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa vëllimore (i thatë): 1.5 gr/m³
Ujë për përzierjen: 5.5-6 litra ujë për thes
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Rezistenca në shtypje: ≥ 1.6 N/mm²
pH: 13
Thithja e ujit: WO
Reaksioni ndaj zjarrit: A1 Class

