Material hidroizolues dykomponent me fleksibilitet të lartë me bazë çimento, inertesh të seleksionuar me rërë të imët me aditiv specifik dhe polimer fleksibël. Ka punueshmëri të mirë dhe falë rezinave organike përbërëse ka aftësi shumë të mira në ngjitje mbi të gjitha tipet e bazamenteve (gjithmonë të qëndrueshme dhe të pastra ) në betone dhe mure, duke krijuar një shtresë fleksibël dhe të pa përshkueshme. Për ambiente të jashtme dhe të brëndshme.




HIDROFIX II
APLIKIMI
Aplikoni produktin në dy shtresa me furçë, rul ose shpatull, duke e aplikuar rreth 2mm për çdo dorë duke vendosur në dorën e parë një rrjetë me fibra qelqi mbi produktin e njomë. Dora e dytë aplikohet pas një periudhe prej 4-6 orë nga njëra-tjetra dhe jo para tharjes së dorës së parë. Produkti përdoret vetëm duke kombinuar komponentin A me komponentin B dhe në sasinë e rekomanduar. Aplikoni produktin në temperatura nga +5°C deri +35°C.












