Shtresë përfundimtare dekorative silikonike për përdorim fasadash të jashtme por edhe sipërfaqesh të brendshme. Ky produkt formon një strukturë të qendrueshme, rezistente ndaj kushteve atmosferike si rrezeve të diellit dhe formimit të myqeve sepse lejon përshkueshmërinë e avujve. Është një produkt i thjeshtë në aplikim, me shtrirje dhe ngjitje shumë të mirë.





GRATEX SILIKONI
MËNYRA E APLIKIMIT
Produkti përzihet derisa të formohet një masë homogjene dhe lehtësisht e aplikueshme. Përzierja mund të bëhet me një përzierës elektrik me xhiro të ngadaltë. Duhet treguar kujdes që përzierësi të jetë plotësisht i pastër nga mbetje pigmentesh të ndryshme për të shmangur çdo ndryshim në produktin e formuar. Aplikimi i produktit realizohet në mënyrë manuale nëpërmjet një malle dhe punohet në drejtim horizontal, vertikal ose rrethor në varësi të efektit estetik që dëshiron të realizosh. E gatshme për aplikim në formë pastë, e bardhë ose me ngjyrë. E disponueshme në granulometri të ndryshme.







