Fino e bardhë, me bazë çimento për mure të brendshme, tavane dhe fasada. I përshtatshëm për të gjitha tipet e bazamenteve me bazë çimento-gëlqere. I papërshtatshëm për t’u vendosur direkt mbi bazamente me bazë gipsi.




FINOTEC
APLIKIMI
Përzieni me një përzierës elektrik 6.5-7 litra ujë me një thes 25 kg FINOTEC në një enë të pastër, deri sa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Lëreni produktin në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzieni përsëri përpara përdorimit. Aplikoni produktin me mallë dhe bëni nivelimin e saj në një trashësi prej 3mm. Pas 10-15 minutash fërkojeni sipërfaqen me përdaf derisa të nxirrni kokrrizën. Kushtet atmosferike ndikojnë në kohën e tharjes së produktit.







