Silikon një përbërës acetik, i cili ngurtësohet në temperaturë ambienti nën veprimin e lagështirës atmosferike. Formon një gomë silikoni fleksibël dhe rezistente. Është projektuar posaçërisht për ngjitje dhe silikonim, i papërshkueshëm nga uji. I përshtatshëm për një gamë të gjerë sipërfaqesh jo-poroze. I disponueshëm në 4 ngjyra: transparent, i bardhë, gri dhe ngjyrë bezhë.

DEKOSIL
-Rezistencë ndaj mykut, rrezeve UV, lagështisë dhe kushteve atmosferike
-Tharje e shpejtë
-Elastik në mënyrë të përhershme
-Nuk rrëshqet, qëndron në nyje dhe kënde
-Izolim dhe silikonim në lavamanë, vaska, dush, pishina
-Izolim për tubacione të ujit, shkarkime dhe tuba PVC -Qelq
-Izolim dhe silikonim per pllaka qeramike
-Sipërfaqe të veshura me xham
-Siperfaqe me Fibra qelqi
-Silikonim i siperfaqeve me prej alumini te anodizua
APLIKIMI
Tub standard: Prit majën e filetuar të tubit dhe vendos tubin e aplikimit. Vendos tubin në pistoleten e silikonit dhe shtyp dorezën për të mbushur grykën me silikon.Pas aplikimit bëhet lëmimi i sipërfaqes me mjet të përshtatshëm (p.sh. spatul). Hiq mbetjet e tepërta. Sipërfaqa ku aplikohet silikoni duhet të mbrohet nga papastërtit e ndryshme si dhe ngarkesa mekanike deri në ngurtësim. Në nyje të gjëra ose të lëvizshme, përdor materiale ndihmëse si tub mbështetës për të ruajtur formën dhe trashësinë e duhur. Siguro ventilim të mirë gjatë dhe pas aplikimit.








-Korroziv për metalet e pambuluara
-Ngjitje e dobët me sipërfaqe shume poroze
-Nuk ngjitet në polietileni, polipropileni,teflon
-Nukr ekomandohet për gurë natyrorë
Gjithmonë bëni një test paraprak për përputhshmëri dhe ngjitje. Nëse është e nevojshme, përdorni primer për përmirësim ngjitjeje. Respektoni datën e skadencës.




