Është një material i lëngshëm me bazë rezine akrilike, rezistent ndaj alkaleve. Trajtimi i sipërfaqeve me Astar Grafiato siguron punueshmëri mjaft të mirë si edhe lehtësi të dukshme në punimin e shtresave dekorative. Krijon një izolim dhe një lidhje shumë të mirë të sipërfaqeve të trajtuara me shtresën dekorative. Të gjitha karakteristikat teknike të veshjeve dekorative që do të përdorën janë të lidhura ngushtë me vetitë e astarit që do të aplikohet paraprakisht. Astar Grafiato Dekoll Liquid redukton ndjeshëm aftësinë absorbuese të sipërfaqes ndaj ujit. Uniformizon shkallën e absorbueshmërisë së sipërfaqes ku do të aplikohet.



ASTAR GRAFIATO
APLIKIMI
Produkti aplikohet me furçë ose me rul në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Duhet të prisni të paktën 12-24 orë që Astar Grafiato të thahet (në varësi të temperaturës) përpara se të aplikoni produktin përfundimtar mbi suport. Temperaturat e ulëta si edhe prania e lagështirës rrisin ndjeshëm kohën e tharjes së produktit. Nuk duhet të aplikohet në temperatura me të ulëta se +5°C dhe më të larta se +35°C.










