APLIKIMI

Fillimisht, produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të siguruar një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme, në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë, duke u siguruar që ajo të mbulohet në të gjithë sipërfaqen me kollë. Koha e hapjes së produktit, në kushte atmosferike normale dhe në temperaturë 23°C, është 35 minuta. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Pllakat vendosen mbi ngjitësin e freskët duke ushtruar presion të mjaftueshëm për të siguruar kontakt të plotë. Për pllaka me format të madh, sipërfaqe të jashtme, fasada, dysheme me ngarkesë ose zona me prani uji, rekomandohet aplikimi i ngjitësit edhe në pjesën e pasme të pllakës për mbulim maksimal. Duhet pasur kujdes që kolla të mos formojë sipërfaqe filmi. Në të kundërt, është e nevojshme që të kalohet edhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre.

Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Thasë letre 25kg në paleta me 1350 kg
Ngjyra: Gri
Konsumi për formate të vogla: 2-3 kg/m²
Konsumi për formate të mëdha: 4-5 kg/m²
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e Magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.65-1.75gr/cm3
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa E
Ujë për përzierje: 7-8 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes:12
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koha e korigjimit:35-40 min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orësh
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Forca ngjitëse pas 28 ditësh: : ≥2.6N/mm2 (EN 1348 )
FN pas zhytjes në ujë: : ≥1.4 N/mm² (EN 1348)
FN pas reaksionit nga ngrohja: ≥2N/mm²(EN 1348)
FN pas cikleve ngrirje-shkrirje:≥1.2 N/mm² (EN 1348)
Rrëshkitshmëria: ≤0,5 mm
Kujdes! Për formate pllakash shumë të mëdha aplikoni shtrim të dyfishtë të kollës, në pllakë dhe bazament. Rezistent ndaj temperaturave nga -15°C deri në +70°C. Mbroni bazamentin për të paktën 24 orë pas aplikimit të ngjitësit nga shirat e rrëmbyer, ujrat e rrjedhshëm si dhe nga ngricat dhe rrezet e forta të diellit.

Produkte te Ngjashme

Shtrim Pllakash
Sistemi i Hidrolizimit

ADESIFLEX C2TES1

Shiko Produktin
Shtrim Pllakash
Sistemi i Hidrolizimit

E-MIX C1E

Shiko Produktin
Shtrim Pllakash
Sistemi i Hidrolizimit

DEKORAPID C2FT

Shiko Produktin
Shtrim Pllakash
Sistemi i Hidrolizimit

LIGHTKOLL C2TES2

Shiko Produktin
sqAlbanian