Veshje dekorative për ambjente të jashtme dhe të brendshme me bazë çimento të bardhë. Material në formë pluhuri i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë, aditivë specialë, agjentë hidrofobikë dhe gëlqere të hidratuar. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, kohë e gjatë punë, aplikim i shpejtë duke krijuar një strukturë të bukur dhe të njëtrajtshme. Është e rekomandueshme që shtresa e grafiatos të lyhet me bojë. Ofron rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike, bëjnë difuzion të mirë të avujve dhe kanë veti kundra lagështirës.




GRAFIATOT
APLIKIMI
Përzjeni me një përzjerës elektrik në një enë të pastër me ujë produktin, derisa të arrihet një masë homogjene. Aplikoni produktin me një mallë të drejtë metalike. Më pas bëhet rrafshimi me një mallë plastike në drejtim vertikal, horizontal ose rrethor, gjithmonë në varësi të tipit të strukturës që duam të krijojmë. Pastroni veglat e punës pas përfundimit të punës. Temperaturat optimale të punimit janë nga 5⁰C deri në 35⁰C.












