EPOX-PRIMER 2K eshte Astar epoksid për dysheme me bazë uji, 2-komponentësh, me një formulim te avancuar për pergatitjen dhe mbrojtjen e dyshemeve industriale dhe komerciale.Ka nje perfundim estetik, te paster transparent dhe rezistent ndaj larjeve te shpeshta. EPOX-PRIMER 2K ofron një shtrese të qëndrueshme, të forte, të pastër dhe miqesore me ambientin duke mbrojtur sipërfaqet kundër dëmtimeve mekanike, kimike dhe ndikimeve të tjera mjedisore. Ka nje rezistence te larte ndaj solventeve alifatike, naftes, vajerave minerale, benzines apo detergjenteve. Rezistence e larte mekanike ndaj gervishtjeve, demtimeve dhe abrazionit.



EPOX PRIMER 2K TDS
•Mos e holloni perzierjen me solvent,
•Mos aplikoni ne suporte te ndotura me vajra, pluhur apo papasterti
•Produkti duhet te perzihet i gjithi sic merret ne raportin e dhene per te shmangur gabimet ne llogaritje qe sjellin dhe mosfunksionim te tij .
•Përdorni mjete mbrojtëse si doreza dhe maska gjatë aplikimit për të shmangur kontaktin direkt me lëkurën apo nuhatjen e aromave.
•Mos e ekspozoni produktin e perzier kundrejt nje burimi nxehtesie
•Mbrojeni produktin per te pakten 24 ore nga kontakti me ujin pas aplikimit.
•Ruajtja e produktit duhet të bëhet në një vend të freskët dhe të thatë, jo ne nxehtësi ekstreme dhe larg dritës direkte të diellit.
PRODUCT PREPARATION
Shtoni komponentin B ne komponentin A ne raportin e dhene dhe perzieni mire tretesiren me nje mikser me xhiro te uleta per rreth 5 minuta qe te arrihet nje mase homogjene. Pas perzierjes lereni tretesiren ne qetesi per 5 minuta ne menyre qe te sigurohemi qe ka nisur reaksioni i induksionit. Pas kohes se pritjes bejme hollimin me uje te perzierjes, deri ne 50%. Produkti eshte me pas i gatshem per aplikim.Ne rastet kur EPOX-PRIMER 2K perdoret si shtrese finale transparente behet nje aplikim 2-3 duar ku dora e pare aplikohet e holluar 50% (si astar) ndersa dora e dyte aplikohet e paholluar.