Përshkrim i shkurtër
Ngjitës për pllaka me bazë çimento me forcë ngjitese te permiresuar . Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, rezistencë të mirë ndaj lagështisë dhe fortësi të njëtrajtshme. I klasifikuar si ngjitës C2E sipas standartit EN 12004.
Të dhënat e plota
I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës, gresit, gres-porcelanit, për dysheme dhe mure me bazë çimento, në ambjente të jashme dhe të brëndshme. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-45 cm. Të gjitha tipet e suporteve me bazë çimento duhet të pastrohen paraprakisht përpara se të aplikohet produkti. Suporti mund të përmbajë papastërti të tilla si pluhura, vajra apo mbetje të ndryshme që ndikojnë negativisht në aplikimin e ngjitesit. Pastrimi mund të bëhet në mënyrë mekanike. Përpara aplkimit të produktit sipërfaqja e suportit duhet të spërkatet me ujë në mënyrë që produkti të krijojë një ngjitje sa më të mirë dhe të ketë një kohë punueshmërie sa më optimale.
Ngjyra: E bardhë,Gri Konsumi: 3-5 kg/m2 Koha e magazinimit: 12 muaj nga data prodhimit Masa vëllimiore: 1.6-1.7 gr/cm3 pH i përzierjes: 13 Ujë për përzjerje: 6.5-7 litra ujë për thes 25kg Temperatura e aplikimit: +5 0 c deri në +35 0c. Koha e korigjimit: 30min Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orësh Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh I shkelshëm: Pas 24 orësh Forca ngjitëse pas 28ditësh(kushte normale): ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitëse pas zhytjes në ujë: ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitëse në nxehtësi: ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm2 Reaksioni ndaj zjarrit: Klasi A1 Forca ngjitëse pas 30minutash: ≥ 0.5 N/mm2 Rrëshkitshmëria: ≤0.5 mm Magazinimi: Të ruhet ne vende të thata mbi paleta druri Pamja: Pluhur Paketimi: Thasë letre 25kg në paletë me 1350 kg.