Përshkrim i shkurtër
Ngjitës për pllaka me bazë çimento (C) shumë cilësor, i përbërë nga rëra karbonati dhe mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike dhe additivë specifike me forcë ngjitëse të përmirësuar (2), rezistent ndaj rrëshkitjes (T) dhe kohë hapje të gjatë (E). Karakterizohet nga një punuëshmëri e shkëlqyer, rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe fortësi të njëtrajtshme. Aplikohet për shtresa në trashësi deri në 15 mm. I klasifikuar si ngjitës C2TES1 sipas standartit EN 12004.
Të dhënat e plota
I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës në suporte me bazë: çimento, gres-porcelanit, klinkerit, mermerit, pllakave të gurit, mozaikeve të pllakave me absorbim të ulët dhe spesor të lartë, në banjo, ballkone, për dysheme dhe mure në ambjente të jashtme dhe të brëndshme ku ka prani lagështie. I rekomandueshëm për fasada të larta, tarraca dhe për ambjente me ngrohje qëndrore. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-120 cm.
Pamja: Pluhur Ngjyra: E bardhë,Gri Paketimi: Thasë letre 25kg në paletë me 1350 kg. Konsumi për formate të vogla: 2-3 kg/m2 Konsumi për formate të mëdha: 4-5 kg/m2 Koha e magazinimit: 12 muaj nga data prodhimit pH i përzierjes: 13 Masa vellimore: 1.65 – 1.75 gr/cm3 Ujë për përzjerje: 7-8 litra ujë për thes 25kg Temperatura e aplikimit: +5 0 c deri në +35 0c. Koha e korigjimit 35min Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orësh Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh I shkelshëm: Pas 24 orësh Forca ngjitëse pas 28ditësh(kushte normale): ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitëse pas zhytjes në ujë: ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitëse në nxehtësi: ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm2 Reaksioni ndaj zjarrit: Klasi A1 Forca ngjitëse pas 30minutash: ≥ 0.5 N/mm2 Rrëshkitshmëria: ≤0.5 mm.