Përshkrim i shkurtër
Është një material i lëngshëm me bazë rezine akrilike, rezistent ndaj alkaleve.Trajtimi i sipërfaqeve me Astar Gra fiatoDekoll Liquid siguron punueshmëri mjaft të mirë si edhe lehtësi të dukshme në punimin e shtresave dekorative. Krijon një izolim dhe një lidhje shumë të mirë sipërfaqeve të trajtuara me shtresën dekorative. Të gjitha karakteristikat teknike të veshjeve dekorative që do të përdoren janë të lidhura ngushtë me vetitë e astarit që do të aplikohet paraprakisht. Astar Grafiato Dekoll Liquid redukton ndjeshëm aftësinë absorbuese të sipërfaqes ndaj ujit. Uniformizon shkallën e absorbueshmërisë së sipërfaqes ku do të aplikohet.
Të dhënat e plota
Produkti aplikohet me furçë ose me rul në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Duhet të prisni 12-24 orë që Astar Grafiato Dekoll Liquid të thahet (në varësi të temperaturës) përpara se te aplikoni produktin perfundimtar mbi suport. Temperaturat e ulta si edhe prania e lagështirës rrisin ndjeshëm kohën e tharjes së produktit. Nuk duhet të aplikohet në temperatura me të ulëta se +5°C dhe më të larta se +35°C.
Lloji: Shtresë lidhëse për trajtimin e sipërfaqeve ku do te aplikohet Grafiato Densiteti (EN ISO 2811-1): 1.45 ± 0.05 kg/lt Hollimi: 10-30% me uje te pastër Viskoziteti: 100-115 KU (25°C) Koha e tharjes: Thahet pas 12-24 oresh. Koha e tharjes varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia). VOC ne produktin e gatshem: ≤ 10 VOC emetimi ne ambient: ≤ 0.2 Norma e mbulimit: 5-6 m2 /L në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Djegshmëria: I padjegshmëm Temperatura per aplikim: +5° deri ne +35°C dhe lageshtia relative me e ulet se 80%. Paketimi: 9L. Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.