Përshkrim i shkurtër
Shtresë lidhëse që përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit për brenda dhe jashtë.•Është material i lëngshëm me bazë rrëshire akrilike, që përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit. •Siguron një lidhje shumë të mirë midis betonit dhe shtresave mbushëse si llaç, fino, stuko, hdroizolues, etj. •Përdorimi i këtij materiali eleminon nevojën e përdorimit të sprucos së çimentos në sipërfaqe të lëmuara të betonit. •Trajtimi i sipërfaqeve me BETON PRIMER siguron një punueshmëri mjaft të mirë si dhe lehtësi të dukshme në aplikimin e shtresave të tjera. •Uniformizon shkallën e absorbueshmërisë së sipërfaqes ku do të aplikohet.
Të dhënat e plota
Përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të lëmuara të betonit të cilat më pas do të mbushen me llaç mbushës,fino,etj. Përdoret si izolues, fiksuesi sipërfaqeve që më pas do të lyhen ose do të vishen me shtresa të tjera si llaç, fino, etj.Produkti aplikohet me furçë ose me rul në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Duhen pritur 12-24 orë që BETON PRIMER të thahet në varësi të temperaturës të aplikohet produkti pasardhës mbi emperaturat e ulëta si dhe prania e lagështirës rrisin ndjeshëm kohën e tharjes. Nuk duhet të aplikohet kur suporti ka temperaturë më të ulët se +5°C dhe duhet të sigurohemi që deri në 24 orë pas aplikimit nuk do të laget.
Lloji: Shtresë lidhëse për trajtimin e sipërfaqeve të betonit. Densiteti (EN ISO 2811-1): 1.62 ± 0,02gr / cm3 Hollimi: 10% me uje te pastër Viskoziteti: 130-140 KU (25°C) Koha e tharjes: Thahet pas 12-24 oresh. Koha e tharjes varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia). VOC ne produktin e gatshem: ≤ 10 VOC emetimi ne ambient: ≤ 0.2 Norma e mbulimit: 4-5 m2 /kg në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Djegshmëria: I padjegshmëm Temperatura per aplikim: +5° deri ne +35°C dhe lageshtia relative me e ulet se 80%. Paketimi: 20kg. Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.