Përshkrim i shkurtër
Shtrese perfundimtare dekorative akrilike për përdorim fasadash të jashtme por edhe siperfaqesh te brendshme. Ky produkt formon nje strukture te qendrueshme, rezistente ndaj kushteve atmosferike si rrezeve te diellit dhe formimit te myqeve sepse lejon pershkueshmerine e avujve. Eshte nje produkt i thjesht ne aplikim, me shtrirje dhe ngjitje shume te mire.
Të dhënat e plota
Produkti përzihet derisa të formohet një masë homogjene dhe lehtësisht e aplikueshme. Përzierja mund të bëhet me një përzierës elektrik me xhiro të ngadalta. Duhet treguar kujdes që përzierësi të jetë plotësisht i pastër nga mbetje pigmentesh të ndryshme për të shmangur çdo ndryshim në produktin e formuar. Aplikimi i produktit realizohet në mënyrë manuale nëpërmjet një malle dhe punohet në drejtim horizontal, vertikal ose rrethor në varësi të efektit estetik që dëshiron të realizosh. E gatshme per aplikim ne forme paste, e bardhe ose me ngjyre. E disponueshme ne granulometri te ndryshme.
Ngjyra: E bardhe
Pamja: Paste
Paketimi: Kove plastike 25 kg
Djegshmëria: I padjegshëm
Forca ngjitese: 0.4 MPa
Dendësia : 1,85 ± 0.05kg/lt
Koha e punueshmerise: 20 min ne 20°C
Temperatura e aplikimit: +5°C deri +35°C dhe lageshtia relative me e ulet se 80%.
pH i përzierjes: 8 – 9
Rezistenca ndaj lageshtires: E mire
Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet në vende të mbrojtura nga ekspozimi
në diell. Mbrojeni nga ngricat.
Koha e tharjes: 24-48 ore ne varesi te temperatures dhe lageshtise se ambjentit.