Përshkrim i shkurtër
Wood Decor eshte nje produkt i cili ruan natyralitetin e drurit dhe e mbron ate ndaj insekteve (moles). Mbrojtja efektive dhe afatgjate e drurit mund te arrihet duke perdorur kete produkt, e formuluar per ti rezistuar kushteve te pafavorshme atmosferike te zonave bregdetare dhe malore, si edhe rrezeve te forta te diellit gjithmone i shoqeruar me Wood Varnish. Eshte i pershtatshem per perdorim te brendshem dhe te jashtem.
Të dhënat e plota
Siperfaqet e reja te drurit duhet te jene te lemuara, te pastra, te thata dhe pa prani vajrash. Përzjeni mirë përpara përdorimit dhe përsëriteni përzierjen sipas nevojes. Aplikoni një ose më shumë shtresa me furcë, rul apo pistoletë pa e holluar. Mos e aplikoni në temperatura më të ulëta se 5oC dhe më të larta se 35oC , lagështirë relative më të lartë se 80% ose kur lagështira e drurit i kalon 18%. Thahet në sipërfaqe mbas 2-3 orë dhe rilyhet mbas 8-10 orësh . Mbas tharjes totale aplikoni si shtresë finale Wood Varnish. Koha e tharjes varet nga kushtet atmosferike. Ngjyra finale e sipërfaqes së drurit është e lidhur me ngjyrën e tij origjinale, damarët dhe absorbimin.
Lloji: Bojë për dru dhe antimol Densiteti (EN ISO 2811-1): 0,82 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: I gatshëm për përdorim Viskoziteti: 40-50 KU (25°C) Koha e tharjes: : 2-3 orë; Kjo varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia) dhe trashësia e filmit te aplikuar. Dora e dytë i kalohet 8-10 orë pas aplikimit të dorës së parë. VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 12-16 m2 /L për shtresë (dorë); në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +5°C deri ne +35°C dhe lageshti relative me e ulet se 80%. Paketimi: 0.75L, 2.5L Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.