Përshkrim i shkurtër
Wood Varnish është llak alkid dekorativ dhe mbrojtës pa ngjyrë (transparent) për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Është i përshtatshëm për dyer, dritare, korniza dhe në përgjithësi për çdo sipërfaqe druri. Ka një punim dhe shtrim të shkëlqyer. Elasticiteti dhe pamja përfundimtare e mbron dhe i jep një bukuri sipërfaqes së drurit.
Të dhënat e plota
Sipërfaqet duhet të jenë të pastra, të thata dhe të lira nga pluhuri, vajrat dhe papastertitë duhet të largohen duke përdorur letër zmerile të pershtatshme. Aplikoni dy duar WOOD VARNISH. Kur të jetë tharë komplet mund të zmerilohet me letër abrasive të posaçme, duke siguruar një lidhje të fortë njëra dorë me tjetrën. Trajtime te tilla si zmerilimi mund te gjenerojne pluhur dhe tymra te rrezikshem. Punoni në vënde të ajrosura mirë dhe përdorni paisje personale të përshtatshme për frymëmarrje nëse është e nevojshme. Largoni sa më shumë bojë nga furçat dhe paisjet para pastrimit të tyre. Pastroni furçat dhe paisjet me tretës menjëherë pas përdorimit.
Lloji: Llak druri me baze rezine alkide. Densiteti (EN ISO 2811-1): 0,92 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: 5-10% me tretës (White Spirit). Viskoziteti: 75-85 KU (25°C) Koha e tharjes: Koha e prekjes 5 ore dhe rilyhet pas 24 oresh. Koha e tharjes varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia). VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 12-16 m2 /L në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +8°C deri ne +30°C dhe lageshti relative me e ulet se 80%. Paketimi: 0.75L, 2.5L Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.