Përshkrim i shkurtër
STONELAC MAT është llak transparent akrilik pa shkëlqim, bazë solventi për gurë dhe materiale ndërtimi artificiale. Ai është i përshtatshëm për mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, oxhaqeve, sipërfaqeve të tjera të cilat janë bërë nga materiale natyrore të ndërtimit të tilla si gurë, mermer, pllaka të tipit Malta, gurë poroze ose materialeve të ndërtimit artificiale të tilla si tulla, pllaka, qeramika, etj.
Të dhënat e plota
Llaku i gurit ka ngjitje të mirë, është një shtresë e papërshkueshme nga uji me rezistencë të lartë ndaj kushteve të motit. Ruan elasticitetin dhe mbron sipërfaqen nga ndotja atmosferike. Thekson dhe ruan ngjyrën natyrore të materialeve.
Lloji: Llak guri transparent akrilik Densiteti (EN ISO 2811-1): 0.9 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: I gatshëm për aplikim Viskoziteti: 50-60 KU (25°C) Koha e tharjes: 1-2 ore. Dora e dytë i kalohet 4-6 orë pas aplikimit të dorës së parë. Kjo varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia) dhe trashesia e filmit te aplikuar. VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 6-8 m2 /L për shtresë (dorë); në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +8°C deri ne +30°C dhe lageshti relative me e ulet se 80%. Paketimi: 1L, 5L,10L, 20L. Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.