Përshkrim i shkurtër
STONELAC GLOSS eshte llak transparent akrilik me shkelqim, baze solventi per gure dhe materiale ndertimi artificiale. Ai është i përshtatshëm për mbrojtjen dhe dekorimin e mureve, oxhaqeve, siperfaqeve te tjera të cilat janë bërë nga materiale natyrore të ndërtimit të tilla si gurë, mermer, pllaka te tipit Malta, gurë poroze ose materialeve të ndërtimit artificiale të tilla si tulla, pllaka, qeramika, etj.
Të dhënat e plota
Llaku i gurit ka ngjitje te mire, është një shtresë e papërshkueshme nga uji me rezistencë të larte ndaj kushteve të motit. Ruan elasticitetin dhe mbron sipërfaqen nga ndotja atmosferike. Thekson dhe ruan ngjyrën natyrore të materialeve, duke rritur efektin përfundimtar dekorues.
Lloji: Llak guri transparent akrilik Densiteti (EN ISO 2811-1): 0.9 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: I gatshëm për aplikim Viskoziteti: 50-60 KU (25°C) Koha e tharjes: 1-2 ore. Dora e dytë i kalohet 4-6 orë pas aplikimit të dorës së parë. Kjo varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia) dhe trashesia e filmit te aplikuar. VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 6-8 m2 /L për shtresë (dorë); në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +8°C deri ne +30°C dhe lageshti relative me e ulet se 80%. Paketimi: 1L, 5L,10L, 20L. Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.