Përshkrim i shkurtër
PINTOSMALT RAPID është bojë me bazë alkide. Shfaq rezistencë të lartë, siguron mbrojtje të strukturave prej hekuri dhe çeliku si dhe mirëmbajtje e riparim të sipërfaqes për një kohë të gjatë. Është e përshtatshme për sipërfaqje të brëndshme dhe të jashtme, qofshin ato metalike ose të drunjta. Jep një përfundim elastik,të fortë dhe njëkohësisht durueshmëri të jashtëzakonshme kundrejt ndotjeve dhe kushteve atmosferike. Përdoret për lyerjen e konstruksioneve metalike në ambiente industriale, si psh: kapanone, ura, shkalle.
Të dhënat e plota
Sipërfaqet metalike duhet të jenë të pastra, të thata dhe pa pluhura. Para se të lyhet ajo duhet të gërryhet me letër të përshtatshme zmerili. Në qofte se sipërfaqja është metalike, është mirë të aplikojmë një dorë METAL PRIMER RAPID. Për sipërfaqe të drunjta para se t’i lyejme, bëjmë përgatitjet paraprake (zmerilim, lyerje me astar të përshtatshëm). Mbas përgatitjes së sipërfaqes, i japim dy duar me PINTOSMALT RAPID.
Lloji: Bojë për hekur me bazë alkide me tharje të shpejtë Densiteti (EN ISO 2811-1): 0.92 – 1,17 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: 5-10% me DILUENT për furçë dhe rul, ndërsa për pistoletë 10-20%. Viskoziteti:115-125 KU (25°C) Koha e tharjes: 20 min. Dora e dytë i kalohet 1 orë pas aplikimit të dorës së parë. Kjo varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia). VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 14-17 m2 /L për shtresë (dorë); në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +8°C deri ne +30°C dhe lageshti relative me e ulet se 80%. Paketimi: 0.75L, 2.5L Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.