Përshkrim i shkurtër
Të pastrohet mirë sipërfaqja e përgatitur për lyerje nga çdo trup ihuaj, vajra, graso, pluhur, bojra të vjetra dhe bëjmë ne fillim astarimin e sipërfaqes. Për sipërfaqet e reja (beton, suva), sipërfaqet e lyera me hidromat, gëlqere ose allçi dhe sipërfaqet e ndotura (tym duhani, blozë,lagështirë të vjetër) aplikoni 1 dorë ASTAR UNIVERSAL ose ASTAR AKRILIK dhe dy duar PINTOPLAST.
Të dhënat e plota
Bojë plastike ekonomike për përdorim në ambjente të brendshme. Zgjidhja më e përshtatshme për ata profesionistë që dëshirojnë një produkt ekonomik, i cili kombinon rendimentin e lartë me shtrirjen e mirë të bojës. Është e përshtatshme për sipërfaqe me beton, suva, pllaka zdrukthi, material asbest-cimentoje (eterniti). E përshtatshme për ribojatisje të shpeshta profesionale. Ngjyroset vetem me ngjyra te lehta në sistemin e ngjyrosjes Pinto.