Përshkrim i shkurtër
Të pastrohet mirë sipërfaqja e përgatitur për lyerje nga çdo trup i huaj, vajra, graso, pluhur, bojra të vjetra dhe bëjmë ne fillim astarimin e sipërfaqes. Për sipërfaqet e reja (beton, suva), sipërfaqet e lyera me hidromat, gëlqere ose allçi dhe sipërfaqet e ndotura (tym duhani, blozë,lagështirë të vjetër) aplikoni 1 dorë ASTAR UNIVERSAL ose ASTAR AKRILIK dhe dy duar PINTOPLAST.
Të dhënat e plota
Pintoplast professional është bojë plastike për përdorim në ambiente të brendshme. E përshtatshme për sipërfaqe me suva, mure të patinuara, pllaka zdrukthi, materiale asbest – çimentoje. Gjithashtu shërben për ribojatisje të shpeshta profesionale dhe ka rezistencë ndaj pastrimeve . Ngjyroset me të gjitha ngjyrat bazë dhe në një pafundësi ngjyrash me sistemin e ngjyrosjes.