Përshkrim i shkurtër
Astar universal me bazë çimento të bardhë i perforcuar me fibra , nivelues dhe rrafshues për pllaka izolimi termik (EPS), si dhe mbi suva mbushëse me bazë çimento–gëlqere, për fasadë dhe xokolaturë. Gëzon aftësi shumë të mira në punim dhe rezistencë të lartë kundra lagështirës. Trashësia maksimale e shtresës deri në 3mm.
Të dhënat e plota
Për rrafshimin e të gjitha tipeve të pllakave të izolimit termik, për veshje fasadash dhe xokolaturash. I përshtatshëm dhe për përforcimin e bazamenteve minerale për veshje të mëvonshmedekorative.Bazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhura, vajra apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Për bazamente që nuk janë të qëndrueshëm është e domosdoshme vendosja e kunjave fiksuese. Koha e punueshmërisë së përzieries është 2-3orë. Në kushte normale temperaturash (20° C).
Pamja:Pluhur Ngjyra: E bardhe Paketimi:25kg mbi paleta1350kg Kokrrizimi:0.7mm Magazinimi: Te ruhet ne vende te thata mbi paleta druri Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit Uje per perzierje:6-6.5 litra uje per thes 25kg Temperatura aplikimit:+5°C deri ne +35 °C Trashesia e aplikimit:Deri ne 3mm Masa vellimore:1.6-1.7gr/cm3 Konsumi:2-3kg/m2 Ngjitja ne EPS(28 dite) 10/Nmm2 Reaksioni ndaj zjarrit:Klasi A1.