Përshkrim i shkurtër
Ngjitës me baze cimento , i perforcuar me fibra , për pllaka izolimi termik, EPS , për fasadë dhe xokolaturë. Gëzon aftësi shumë të mira në punim dhe rezistencë të lartë kundra legështirës. Trashësia maksimale e shtresës deri në 30 mm.
Të dhënat e plota
Per ngjitjen e te gjitha tipeve te pllakave per sistemin e izolimit termik per veshje fasadash dhe xokolaturash mbi mure tulle, bazamente me suva dhe beton.Bazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhur, vajra apo mbetje të cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Për bazamente që nuk janë të qëndrueshëm është e domosdoshme vendosja e kujnave fiksuese. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë, në kushte normale temperaturash (20° C).
Pamja: Pluhur Kokrrizimi 0.7 mm Paketimi: 25kg Konsumi: 3-5 kg/m2 Trashësia e aplikimit: Deri në 30mm Koha e magazinimit: 12 muaj nga data prodhimit Masa vëllimiore: 1.6-1.7 gr/cm3 Ujë për përzjerje: 6-6.5 litra ujë për thes 25kg Temperatura e aplikimit: +5 0 c deri në +35 0c. Ngjitja në beton (28ditë): 0.7 N/mm2 Ngjitja në EPS (28ditë): 0.1 N/mm2 Reaksioni ndaj zjarrit: Klasi A1.