Përshkrim i shkurtër
Stuko patinimi me bazë çimento të bardhë, e përbërë nga gëlqere e hidratuar, rërë të cilësisë së lartë, rezina sintetike specilale dhe aditivë specifikë.Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer, hapje shumë e mirë si në sipërfaqe horizontale ashtu dhe vertikale. Lejohet aplikimi deri në 3 mm trashësi. Pas fërkimit me letër smerile jep një rifiniture të lëmuar.
Të dhënat e plota
Përdoret për stukimin e mureve dhe tavaneve në siperfaqet e betonit, karton gips dhe në suva, për ambjente të jashtme dhe të brëndshme. Stukoja e patinimit duhet të aplikohet në temperaturë nga +5°C deri në +35°C.
Pamja: Pluhur Kokrrizimi < 0.1mm Paketimi: Thasë letre 15kg në paletë me 1080 kg. Konsumi: 1.2-1.5(kg/m2)/mm trashësi Trashësia e aplikimit: 3mm Shtresa e aplikimit: Dy duar Koha e pritjes për dorën e dytë: 1 orë Masa vëllimiore në të thatë: 1.15 gr/cm3 Ujë për përzjerje: 5.5-6 litra ujë për thes 15kg Temperatura e aplikimit: +5 0 c deri në +35 0c. Rezistenca në shtypje (28ditë): ≥ 4.2 N/mm2 Rezistenca në përkulje (28ditë): ≥ 1 N/mm3 Absorbimi ujit: Kategoria W0 Konduktiviteti termik : 0.36 W/mK Reaksioni ndaj zjarrit: Klasi A1.