Përshkrim i shkurtër
“Astar kundra ndryshkut me bazë alkide, dhe pigmente antikorrozive, pa përbërje plumbi. Ideal për mbrojtje kundra ndryshkut të sipërfaqeve metalike të ekspozuara në ambjente okside. Nuk lejon gërryerjen e sipërfaqes. Ka rezistencë të shkëlqyer ndaj agjentëve atmosferike. Ky produkt ka elasticitet dhe hapje të lartë. Mbulon shpejt”
Të dhënat e plota
Siperfaqja duhet te jete e paster, e thate dhe pa pluhura. Para se te lyhet ajo duhet te gerryhet me leter te pershtatshme zmerili. Aplikohet nje ose dy duar METAL PRIMER ECO per mbrojtje kundra ndryshkut. Kur te jete thare plotesisht mund te zmerilohet, duke siguruar nje lidhje te forte me shtresen perfundimtare (PINTOSMALT ECO). Trajtime te tilla si zmerilimi mund te gjenerojnë pluhur dhe tymra te rrezikshme. Punoni ne vende te ajrosura mire dhe perdorni paisje personale te pershtatshme per frymemarrje nese eshte e nevojshme. Largoni sa me shume boje nga furcat dhe pajisjet para pastrimit te tyre. Pastroni furcat dhe paisjet me tretes menjehere pas perdorimit.
Lloji: Astar kundra ndryshkut ekonomik Densiteti (EN ISO 2811-1): 1.33-1.43 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: 5-10% me DILUENT për furçë dhe rul, ndërsa për pistoletë 20-30%. Viskoziteti: 110-120 KU (25°C) Koha e tharjes: 30 min – 1 orë. Kjo varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia). Shtresa finale PINTO SMALTO ECO i kalohet 2 orë pas aplikimit të METAL PRIMER ECO. VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 7-9 m2 /L për shtresë (dorë); në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +8°C deri ne +30°C dhe lagështi relative më e ulët se 80%. Paketimi: 0.75L, 2.5L Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet në vende të mbrojtura nga ekspozimi në diell. Mbrojeni nga ngricat