Përshkrim i shkurtër
Istinto përdoret si shtrese dekorative komponent i pare mbi nje suport me bondex, e cila hapet me malle inoksi dhe efektin dekorativ te ngjashem me Traventinin, (thellime vertikale te çrregullta) e jep me malle plastike te posacme me gjemba. 24 ore mbas tharjes se kesaj shtrese i gjithe suporti astaroset me Astar Universal, me pas lyhet me Gioia me nje shtrese. Mbas tharjes jepet efekti i deshiruar me ngjyra te ndryshme duke pigmentuar Gioia-n dhe duke realizuar sfonde te hapura me kanale te erreta ose e kunderta.
Të dhënat e plota
ISTINTO
Eshtë një produkt dekorativ me bazë çimento me shtesa polimeri dhe aditivesh, i përshtatshëm për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme. Ky produkt lidhet shume mire me suportin duke ofruar nje siperfaqe te forte, te lemuar e te bukur estetikisht.
GIOIA
Eshtë bojë dekorative për ambiente të brendshme dhe te jashtme, me shkelqim, me efekte ne varesi te reflektimit te drites. E lehtë në aplikim, Gioia mundëson realizimin e efekteve dekorative duke u perdorur si komponenti i dyte i produktit ISTINTO.